
Nga intervista e një dite më parë në Top Channel Nigel Farage e shpalosi qartësisht motivin e vijimit të debatit me kryeministrin Edi Rama.
Më shumë se sa meraku për 1200 shqiptarë në burgjet angleze të cilët ai po i përdor si hedhje benzinë zjarrit të debatit me Ramën, halli i Farage qëndron pse kryeministri shqiptar është shprehur kundër Brexit.
Më shumë se një debat shifrash, Farage, i njohur i babai i Brexit që ndau Britaninë nga BE disa vite me parë, duket se po hakmerret për qëndrimet pro evropiane të Ramës.
Është po i njëjti Farage i cili në emisionin e tij në GB News dhe në intervistën për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, shpreh shqetësim për shqiptarët në Britani që shkon deri në obsesion, por kur u pyet nëse ai me të vërtetë i shikon shqiptarët si një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar dhe shoqërinë atje, jep një përgjigje e cila e fut në kontradiktë me qëndrimet e mëparshme ksenofobe kundër emigrantëve.
“Jo. Shiko, unë nuk jam obsesiv me shqiptarët. Jam obsesiv me vendin tim që lejon legalisht dhe jo legalisht njerëz të këqij nga kudo nga ata vinë. Londra është shumë shumë herë me e pasur se Shqipëria, hajdutë dhe kriminelë vinë në Londër me qëllime të këqija”, shprehet Nigel Farage.
I njëjti shqetësim shkon edhe për ata që vinë nga Rumania dhe vende të tjera. Nuk është një obsesion i imi me Shqipërinë por më duket se mua se njerëzit jo të mirë nga vendi juaj, të tillë i ka çdo vend, vinë tek ne dhe të jem i sinqertë ne nuk i duam ata.
Muhamed Veliu: A po i përdorni shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar për përfitime politike?
“Jo. Kjo nuk ka kuptim. Është një shifër që flet vetë. Siç edhe ju e përmendët. Mes dy shteteve tona ka nisur një bashkëpunim i mirë që duhet të avancohet”, shton ai.
Nigel Farage e priti jo fort komod pyetjen se kur do ta shikojmë atë një ditë të flasë për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar që punojnë në City of London në tregjet financiare (siç ai vetë ka punuar dikur), për ata që punojë në universitetet LSE, King’s College, ata shumë shqiptarë që punojnë në NHS si infermierë dhe mjekë, në Policinë Metropolitane si oficerë policie, disa madje shërbejnë edhe në Ushtrinë Britanike – duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar.
“Në lavdërojmë njerëzit e mirë por nuk duam ata të këqijtë. Është shumë e thjeshtë. Ne jemi një vend mikpritës për Shqiptarët dhe shumë të tjerë por po sillemi shumë butësisht kur vjen puna tek ata që vinë dhe përfshihen në krime. Nuk duam ata të vijojnë së qëndruari këtu. Unë kam ndenjur dhe kam pirë në pub me shqiptarë”, tha Farage.
Natyrisht gjatë këtyre viteve jam takuar me shqiptarë. Të kuptohemi. Çdo vend ka njerëzit e tyre të këqij. Londra është kthyer në një magnet për njerëz të këqij nga e gjithë Europa. Boll është boll. Nuk ka të bëjë me ju për ta bërë shembull vendin tuaj.
Muhamed Veliu: A keni ndonjë plan për të marrë votën e shqiptarëve britanikë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga ku ambicia juaj është të jeni kryeministër?
“Pak prej tyre do të kenë të drejtë vote. Vetëm ata që kanë shtetësi britanike mund të votojnë. Do të shikojmë çdo ndodhë. Po ndodh një revolucion politik në Britaninë e Madhe dhe unë ndjehem shumë optimist për këtë.”, përfundon ai.
Top Channel