ASAP Rocky zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës së tretë të Rihannës

01/07/2025 08:00

ASAP Rocky duket se e ka zbuluar aksidentalisht gjininë e fëmijës së tretë të tij dhe Rihannës.

ASAP Rocky duketse e ka zbuluar aksidentalisht gjininë e fëmijës së tretë të tij dhe Rihannës. Gjatë premierës së filmit “Smurfs” në Belgjikë, reperi u pyet nga prezantuesi i Entertainment Tonight nëse fëmija që pret është vajzë.

Ai buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po, vëlla, është “. Pastaj i tregoi kamerës një lodër Smurfette, personazhin që Rihanna luan në film, duke komentuar “këtu, këtu” dhe duke treguar kukullën, duke lënë të hapur mundësinë që po konfirmonte gjininë e foshnjës.

Rihanna u shfaq gjithashtu në premierë, pranë të dashurit të saj, me barkun e fryrë që dëshmonte për shtatzëninë e saj të avancuar. Çifti njoftoi se presin fëmijën e tyre të tretë në maj të vitit 2025, në Met Gala, me një burim që i tha People se janë të emocionuar për zgjerimin e familjes së tyre dhe se Rihanna gjithmonë ka dashur të ketë shumë fëmijë, dhe që ata të jenë të afërt me moshë me njëri-tjetrin në mënyrë që të rriten bashkë.

Top Channel