Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin! Humbi kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me barrierat anësore të rrugës, plagoset drejtuesi i motoçikletës
01/07/2025 16:51
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Top Channel