
30/06 20:29
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka goditur Napolin sot.
Ishte dridhja më e fortë në dyzet vitet e fundit, në një zonë veçanërisht aktive nga ana sizmike. Sipas informacionit të deritanishëm, nuk ka të lënduar ose dëme materiale.
Shumë banorë lanë shtëpitë dhe zyrat e tyre dhe dolën në rrugë. Thellësia fokale e tërmetit ishte 5 kilometra. Trafiku i trenave u pezullua në zonën e Napolit si masë paraprake.
Top Channel