
Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Ballsh, që fshihej në Shqipëri pasi kishte masë arresti në shtetin italian.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 51”, u vu në pranga i riu Olsi Kapllanaj.
“Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.
Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim”, njofton policia.
Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.
Top Channel