Partia Komuniste e Kinës kalon 100 milionë anëtarë për herë të parë, 1 në 14 persona janë pjesë e PKK

30/06/2025 16:18

Zyrtarisht Partia e Komuniste e Kinës ka mbi 100 milionë anëtarë.

Shifrat e reja të publikuara nga Pekini sot tregojnë se deri në fund të vitit 2024, Partia Komuniste Kineze (PKK) kishte kaluar 100 milionë anëtarë për herë të parë, që do të thotë se afërsisht një në çdo 14 persona në Kinë është anëtar i partisë.

Numri i anëtarëve të PKK-së është rritur me gati 15% gjatë dekadës së fundit, nga 87.8 milionë në vitin 2014 në 100.3 milionë.

Një nga arsyet pse po bashkohen më shumë njerëz është se anëtarësimi shihet si një aset karriere – veçanërisht pasi përkatësia partiake është shpesh një kërkesë për punë qeveritare.

Në vitet e fundit, rritja e anëtarësisë në parti është paraqitur si një shenjë e legjitimitetit dhe popullaritetit të PKK-së. Ky ndryshim  përkoi me presionet politike në vend, duke përfshirë protestat e Hong Kongut në vitin 2019 dhe pandeminë COVID-19 – dhe dëshirën e Pekinit për të promovuar mesazhe të unitetit dhe besnikërisë publike. Në vitin 2021, për shembull, anëtarësimi në PKK u rrit me 3.7% në një vit të vetëm – një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e tjera.

Pasi pranohen, anëtarët pritet të kontribuojnë kuotat dhe mund të mobilizohen në kohë nevoje. Gjatë pandemisë, për shembull, shumë prej tyre u vendosën në shërbim të izolimit dhe kontrolleve të komunitetit.

Top Channel