Nuk mori pjesë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez! Kourtney Kardashian kishte një arsye të fortë

30/06/2025 19:09

Teksa motrat Kardashian-Jenner dhe yje të tjerë të showbiz-it ndoqën dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, Kourtney Kardashian zgjodhi një rrugë krejt tjetër.

46-vjeçarja festoi përvjetorin e tretë të martesës me Travis Barker në një ambient intim familjar, larg vëmendjes mediatike dhe shkëlqimit të tapetit të kuq.

Në postimet e saj në Instagram, Kourtney ndau momente të ngrohta pranë oqeanit, ku një darkë romantike, trëndafila të kuq dhe një menu e personalizuar krijuan një atmosferë të veçantë.

Me një pamje elegante dhe natyrale, pa ekzagjerime, ajo u shfaq e përkushtuar ndaj burrit dhe fëmijëve të saj.

Ndjekësit reaguan menjëherë pozitivisht, duke e vlerësuar për thjeshtësinë dhe përzgjedhjen larg skenave të bujshme. Komentet nuk munguan, me ndjekës që e cilësuan si “motra më e vërtetë” dhe një shembull të “klasit pa zhurmë”.

Top Channel