
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur për përfitimet “e gjera dhe të konsiderueshme” që Moska mund të shohë në të ardhmen falë kontrollit të saj mbi katër rajone ukrainase.
Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme rajonet qendrore dhe jugore të Ukrainës, Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk, në vitin 2022, pasi nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë.
Duke folur në një takim lidhur me zhvillimin social dhe ekonomik të “territoreve të reja”, Putin tha se “po bëhet një punë e qetë dhe metodike në të gjitha fushat”.
Ai thotë se Rusia duhet “ta zhbllokojë dhe ta realizojë plotësisht këtë potencial të madh”, i cili do të sigurojë një “ringjallje dhe rritje të fuqishme ekonomike në rajonet tona historike”.
“Ne kemi të gjitha burimet dhe mundësitë e nevojshme për ta arritur këtë”, thotë Putin, duke shtuar se populli rus duhet të jetë në gjendje të shohë “përmirësime të prekshme” në mënyrë që të jetë i gatshëm të punojë dhe të jetojë atje.
Top Channel