“Amerika është në epokën e artë”, Trump mbyll konventën e republikanëve me thirrje të fortë për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr 11/09 07:45
Perëndimi po përdor kërcënimin e supozuar rus për të zhvatur para nga qytetarët e tij, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Ky kërcënim i supozuar rus, ky kërcënim i përkohshëm, është një teknikë e përdorur për të zhvatur para nga taksapaguesit. Ai 5 përqind (e produktit të brendshëm bruto, PBB) është teknika e përdorur për të vazhduar zhvatjen e parave dhe furnizimin me armë të Ukrainës”, tha Peskov për gazetarët, teksa komentoi samitin e fundit të NATO-s.
Samiti i parë i NATO-s që kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së u zhvillua në Hagë më 24-25 qershor.
Top Channel