Kremlini akuza Perëndimit: Po përdor kërcënimin rus për të zhvatur para nga qytetarët

30/06/2025 17:31
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Petrov

Perëndimi po përdor kërcënimin e supozuar rus për të zhvatur para nga qytetarët e tij, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ky kërcënim i supozuar rus, ky kërcënim i përkohshëm, është një teknikë e përdorur për të zhvatur para nga taksapaguesit. Ai 5 përqind (e produktit të brendshëm bruto, PBB) është teknika e përdorur për të vazhduar zhvatjen e parave dhe furnizimin me armë të Ukrainës”, tha Peskov për gazetarët, teksa komentoi samitin e fundit të NATO-s.

Samiti i parë i NATO-s që kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së u zhvillua në Hagë më 24-25 qershor.

 

Top Channel