Gjykata e Posaçme Antikorrupsion pezulloi nga detyra kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, i cili një javë më parë u mor i pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Masa u shpall mbas kërkesës së prokurorit Elvin Gokaj, ndërkohë që veç kësaj gjykata vendosi edhe masën e sigurimit personal, detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore.

Çështja për të cilën po hetohet Myzyri lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë.

Ky tender është zhvilluar sipas SPAK në 2020 dhe siç dyshohet Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë ankesat.

Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme në kundërshtim me ligjin, deklaron SPAK, është favorizuar bashkimi i operatorëve që nga hetimet del se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Në këtë çështje janë marrë të pandehur tetë persona për shkelje të barazisë dhe tre të tjerë për akuzën e falsifikimit.

Top Channel