
Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë.
Ai ka rrëfyer për jetën dhe aktivitetin e gjerë, përfshirë edhe një nga takimet më të rralla me Enver Hoxhën.
“Enver Hoxhën e kam takuar disa herë. Kam raportuar para tij, raportonim sipas rastit. Më ka pyetur shumë. Erdhi një herë në ’69, ka qenë fundi i muajit shkurt, sajuam një aktiv ekonomik në Berat dhe ai foli për problemet ekonomike. Duke qenë se unë para një jave kisha diskutuar përpara një jave të njëjtën gjë, në Tiranë, në prani të Enver Hoxhës, nuk e panë të arsyeshme të diskutonim të njëjtën gjë.
Kam qenë dikushi, si specialist agronom në Berat. Më kërkojnë të përgatisja materialet e diskutimit. I thash dakord, më thanë që në fund do të shkruaja: “Shoku Enver kur erdhe për vizitë në ’64 në Lapardha, ne të ftuam të vizitoje kooperativën tonë, dhe ti the që nëse ju do të jeni kooperativa më e mirë e rrethit, unë do vij. I thotë ajo që ne jemi më të mirët në rreth, ne e mbajtëm fjalën, mbaje edhe ti”.
Enver Hoxha siç ishte ai, me një zë të fuqishëm i ra tavolinës me grusht, e tha edhe unë do ta mbaj fjalën do të vij. Doli problem ku do ta presim. Erdhi Enver Hoxha, na takoi na dha dorën, kur erdhi tek unë, mu duk që e mbajti dorën time më gjatë. Me sa duket më fiksoi”, ka deklaruar ai.
Top Channel