
Aktori dhe regjisori Justin Baldoni, i njohur për punën në filmin “It Ends With Us”, është fotografuar gjatë fundjavës duke kaluar një ditë të qetë në “Disneyland”, larg tensioneve ligjore dhe zhurmës mediatike që e kanë shoqëruar së fundmi.
I veshur me një bluzë të frymëzuar nga “Star Wars” dhe me një buzëqeshje disi të rezervuar, Baldoni u ndal për të përshëndetur një fanse që e filmoi në mënyrë spontane.
Videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht për thjeshtësinë dhe natyrshmërinë e tij, në një kohë kur emri i tij ka qenë shpesh në titujt e mediave për shkak të konflikteve ligjore.
Ndërkohë, zhvillimet në gjyqin me Blake Lively dhe bashkëshortin e saj Ryan Reynolds kanë marrë një kthesë të rëndësishme.
Gjykata rrëzoi padinë e ngritur nga Baldoni, e cila pretendonte “zhvatje” dhe përpjekje për të përjashtuar atë nga kontrolli i projektit filmik.
Gjyqtari deklaroi se akuzat ishin të pabazuara në fakte dhe më shumë ngjanin me një përpjekje për të rimarrë kontrollin kreativ të projektit.
Avokati i Baldonit njoftoi se nuk do të ndiqet më kjo rrugë ligjore, por la të hapur mundësinë për hapa të tjerë në të ardhmen.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Lively e përshkruan këtë zhvillim si një fitore të qartë, duke e cilësuar padinë si një “spektakël të panevojshëm”.
Pavarësisht sfidave, dita e Baldonit në Disneyland u pa si një përpjekje për të rigjetur qetësinë dhe për të ruajtur kontaktin me publikun, në një moment delikat të karrierës dhe jetës së tij personale. /TAR
Top Channel