
Lushnja u kthye për një ditë në një skenë nostalgjie, ku rrugët kryesore u mbushën me makina retro, të restauruara me kujdes dhe pasion.
Modele të viteve ’60, ’70 dhe ’80, nga marka legjendare u ekspozuan për publikun. Agron Çela nga Lushnja është prej vitesh i apasionuar pas makinave retro tregon për eksperiencën e tij me makinat retro.
Mehdi Halilaj është nga të parët që ka nisur koleksionimin e makinave retro.
Kjo paradë e veçantë u shoqërua me muzikë dhe u kthye në një festë për të gjithë dashamirësit e automjeteve. Veç makinave retro pjesë e kësaj parade ishin dhe të apasionuarit e motorëve Vespa që të shumtë në numër i dhanë një bukuri të veçantë sheshit qendror të Lushnjës.
Makinat retro dhe motorët risollën një epokë të artë të dizajnit dhe mekanikës klasike – një dëshmi e përkushtimit që koleksionistët dhe restauruesit shqiptarë kanë për ruajtjen e trashëgimisë automobilistike.
Top Channel