
Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri, ndërroi jetë të shtunën më 28 Qershor në moshën 84-vjeçare.
Ai ishte një prej figurave kryesore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë pas rinisjes së veprimtarisë së saj në fillim të viteve ’90.
I lindur në Serres të Greqisë në vitin 1940, ai kreu studimet teologjike në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Që prej vitit 1974 ishte pjesë e vëllazërisë monastike të Manastirit të Shën Ekaterinës në Sinai, ku punoi në fushën e paleografisë dhe arkivimit të dorëshkrimeve të vjetra.
Në Shqipëri, ai nisi shërbesën në vitin 1991, duke qenë ndër bashkëpunëtorët e parë të Kryepeshkopit Anastas. Në vitin 1994 u emërua Protosingjel i Mitropolisë së Gjirokastrës dhe më 2006 u zgjodh Mitropolit i kësaj dioqeze. Për 19 vite drejtoi jetën kishtare në Jug të vendit, duke u angazhuar në rindërtimin e kishave, zhvillimin e katekizmit, veprimtari edukative e filantropike dhe formimin shpirtëror të besimtarëve.
Gjithashtu, për një kohë të gjatë ishte zëvendës-kryetar i Fondacionit Arsimor “Fryma e Dashurisë”, duke kontribuar në fushën e arsimit orthodhoks në Shqipëri.
Top Channel