
Lauren Sánchez i ka shtuar koleksionit të saj të bizhuterive një unazë martese mahnitëse, që vlerësohet me një çmim marramendës prej 4 milionë dollarësh.
Në fotot më të fundit të publikuara, ish-gazetarja shihet me dy unaza diamanti në dorë.
Eksperti Zack Stone nga shtëpia e njohur e bizhuterive Steve Stone u shpreh se unaza përmban një diamant 20 karatësh, të vendosur në një montim elegant platini, duke e cilësuar si një vepër arti bizhuterie.
Kjo unazë ka një vlerë më të lartë sesa ajo me diamantin rozë që Jeff Bezos përdori për t’i propozuar Sánchez në vitin 2023, e cila vlerësohej rreth 2.5 milionë dollarë.
Në duart e Lauren-it u vu re edhe një byzylyk me inicialet “LB”, që ndoshta i referohet emrit të saj të ri pas martesës.
Dasma e çiftit, që u mbajt në Venecia të Italisë, vlerësohet se kushtoi nga 46 deri në 55 milionë dollarë. Ceremonia madhështore u zhvillua në ishullin San Giorgio Maggiore, në prani të shumë figurave të njohura si Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio, Bill Gates, Usher, Orlando Bloom, Barbra Streisand dhe anëtarë të familjes Trump e motrat Kardashian.
Megjithatë, jo të gjithë e pritën me entuziazëm. Disa banorë të Venecias protestuan, duke shprehur pakënaqësinë ndaj rritjes së turizmit dhe bllokimit të qytetit nga evente të tilla të mëdha.
Çifti ishte ligjërisht i martuar në SHBA, por kjo ceremoni në Itali shërbeu si një festë e shumëditëshe luksi dhe glamuri, që vuri në qendër të vëmendjes një nga çiftet më të përfolur të momentit./TAR
Top Channel