Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën
Një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sánchez kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë spektakolare në Venecia, një prej qyteteve më romantike në botë.
Mes gondolave, pallateve historike dhe të ftuarve me famë botërore, kjo ngjarje është cilësuar si “dasma e shekullit”.
Dasma maratonë e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në ishte një spektakël i vërtetë, jo vetëm për shkak të bujës nga çifti i njohur, por edhe për veshjet e të ftuarëve që ngjallën diskutime.
Nga eleganca e deri te gafat, fotot dhe komentet po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Ja si u vlerësuan të ftuarit VIP dhe pamjet e tyre gjatë mbrëmjes së tretë të festimeve.
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez- Të lodhur, por të lumtur: Nota 8
Çifti i famshëm, simbol i ‘rinisë së përjetshme’ dhe pasurisë së pafund, u shfaqën të buzëqeshur dhe stil. Lauren shkëlqeu në një fustan të punuar nga Versace me ndihmën personale të Donatella Versace – një vepër arti që mori 350 orë për t’u realizuar. Ngjyrat e fustanit përkonte me perëndimin e diellit në Venecia, por në fotot nga afër, lodhja në fytyrën e Lauren ishte e dukshme.
Edhe make-up-i hollivudian nuk mundi ta fshehë lodhjen e ditëve të gjata festive. Bezos, i kuruar deri në perfeksion, ndoshta me ndihmën e kirurgjisë estetike, e ruajti sharmin. Në fund të fundit, dashuria e tyre, sipas mikeshës Ira von Fürstenberg, “është e vërtetë, pavarësisht gjithçkaje”.
Ivanka Trump- Elegante por e ‘mërzitshme’, nota 6
Me një fustan të thjeshtë nga Carolina Herrera, Ivanka u paraqit pa asnjë defekt. Mirëpo, paraqitja e saj ishte pa emocion dhe e mërzitshme, sipas Corriere.
Vittoria Ceretti- E bukur por fustani nuk i rezistoi: Nota 7
Modelja e njohur zgjodhi një fustan elegant nga Dolce & Gabbana, por nuk kishte fat: në fund të mbrëmjes, në videot e publikuara në Instagram, fustani dukej i shqyer. Një incident i vogël, por që bëri bujë në rrjet.
Leonardo DiCaprio, Me pizhama luksi: Nota 6.5
Leo, besnik ndaj stilit të vet, u shfaq me ‘pizhama’ ngjyrë bordo dhe kapele, një pamje që shumëkush e cilësoi si “sleepëear chic”. Disa spekulojnë se kapelet i përdor për të fshehur rënien e flokëve.
Kris, Kylie dhe Kendall Jenner – Mami në qendër të vëmendjes: Nota 6.5
Trioja më e famshme në rrjetet sociale nuk zhgënjeu. Kylie u paraqit me një crop top me shkëlqim dhe fund mëndafshi, në përputhje me temën e “pijama party”. Kris Jenner, me një fustan të mbuluar me pupla, ishte mishërimi i glam-it klasik. Vëmendja ishte e gjitha për to.
Oprah Winfrey – Me stil, por pa emocion: Nota 6
E veshur me një kostum satin me pupla në mëngë, Oprah u paraqit si një figurë “e bronztë” – si në qëndrimin e saj, ashtu edhe në ngjyrën e veshjes. Pjesëmarrja e saj befasoi disa, duke ditur përplasjet me mikeshën e vjetër të Meghan Markle.
Kendall Jenner – Si princeshë, Nota 6.5
Kendall zgjodhi një fustan blu në stilin “Një mijë e një net”, me një kapuç të tejdukshëm që la vend për spekulime: mos vallë kjo është një shenjë për dasmën e saj të ardhshme me reperin Bad Bunny?
Në përfundim…
Dasma e Bezos dhe Sanchez ishte një përzierje spektakolare e modës, luksit dhe momenteve të papritura. Nga pizhame luksoze te fustane të shqyera, kjo ngjarje do të mbetet gjatë në kujtesën e botës së modës dhe shoëbizit!
Top Channel