“Ëndrra mbi levando”/ Gramsh, organizohet për herë të dytë aktiviteti që promovon zonën

29/06/2025 21:39

Teksa është i dyti vit me radhë që Gramshi fton, të shumtë janë vizitorët që këtë fundjavë thurën ëndrra mbi levando.

Në fushat e mbjella me levando Bashkia e Gramshit organizoi një aktivitet masiv i konceptuar bukur “Ëndrra mbi levando” aktivitet i cili synon promovimin e natyrës së mrekullueshme të kësaj zone.

Bashkia e Gramshit synon që aktivitete të tilla ti kthejë në traditë ndërsa angazhohet për përmirësim të infrastrukturës rrugore dhe shtimin e kapaciteteve pritës.

Levando ka zbukuruar kodrat përbri lumit Devoll ndërsa Gramshi premton shumë për sa i përket turizmit. Ujëvara e Zotitës, Kanionet e Holtës, shpellat e Kabashit, liqeni i Zambakëve e plot bukuri të tjera të cilat duhet ti vizitoni patjetër.

 

 

Top Channel