
Shtimi i rasteve me sifiliz dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme po kërcënon shëndetin të rinjve në vendin tonë.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino u bën thirrje mjekëve të familjes të jenë të kujdesshëm në identifikimin e shenjave të para.
“Është vërtetë alarm për shëndetin publik. Ka një rritje dramatike me sifiliz. Është sëmundje e rëndë e transmetueshme”, u shpreh Bino.
Bino kritikon mjekët në shërbimin shëndetësor jo publik që sipas saj nuk respektojnë protokollin e ndjekjes së shtatzënisë, pasi ka pasur raste të transmetimit të sifilizit nga nëna tek foshnja i cili ka pasoja të rënda deri në verbim apo probleme me sistemin nervor.
“Njerëzit shpesh zgjedhin shërbim privat për më mirë, por atje nuk u bëhet testi për sifiliz apo HIV që duhet bërë një foshnje me sifiliz ka pasoja shumë të rënda pasi u preken të gjitha sistemet”, tha shefja e departamentit të sëmundjeve.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive. U tërheq vëmendjen të gjithë mjekëve pasi me shtimin e fluksit të turistëve mund të kemi shtim të sëmundjeve infektive.
“Po hyrjet e turisteve mund të sjellin ethet e nilit, lijën e majmunit. Mjekët neper qendra shëndetësore duhet të jenë të vëmendshëm”, përfundoi Bino.
Top Channel