Lauren Sanches Bezos! Kështu prezantohet tani gazetarja pas dasmës me themeluesin e Amazon.

Nusja që sapo është kurorëzuar në altar ndryshoi emrin e llogarisë së saj në rrjetin social “Instagram”, duke i vendosur ‘username-n’: Lauren Sanches Bezos, duke mbajtur kështu mbiemrin e saj dhe duke i shtuar mbiemrin e bashkëshortit.

Ndërkohë, gazetarja ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme dhe ka bërë dy postime të reja me foto nga dasma, që deri më tani kanë marrë mbi 400 mijë pëlqime dhe mbi 8 mijë komente.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel