Ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini, mesazhi rrëqethës: Babë! Përqafoje fort Ergin

28/06/2025 16:57

Një lajm i trishtë për familjen Dini këtë mëngjes. Këngëtarja e njohur Barbana Dini ka treguar se babai i saj u nda nga jeta.

Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ajo i ka kushtuar një dedikim prekës.

“Kete mengjes zgjohem zemerthyer,e shkaterruar shpirterisht… Miq sot humba nje nga njerezit me te shtrenjte ne jeten time, shokun tim me te mire… Ahhhh BAB. Sa shume gjera mund te them per ty, ti ishe heroi im,mesuesi me i mire i jetes, nje shembull drejtesie dhe miresie per kedo qe te njohu. Fitove cdo beteje ne jeten tende,ti humbe vetem betejen me dhimbjen… Sa krenare dhe me fat jam qe pata gjakun tend nuk mund ta shpjegoj me fjale. Ishe mbi te gjitha nje njeri i madh qe le nje boshllek shume te madh tek te gjithe ne. Perqafoje fort Ergin! Te dua pertej jetes!”, shkruan ajo.

Familja e saj është përballur edhe me një tjetër humbje të rëndë, pasi në vitin 2016 u nda nga jeta në aksident vëllai i saj, këngëtari Ergi Dine, në një moshë fare të re.

Top Channel