
Dy persona janë arrestuar në Libofshë të Fierit, pasi janë kapur gjatë natës në parcela me drogë,
Në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale A.Sh,, dhe J.B., 28 vjeç.
Po ashtu policia asgjësoi 284 bimë narkotike.
Njoftimi:
Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.
U kapën gjatë natës, te 2 parcelat ku kishin kultivuar bimë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.
Asgjësohen 284 bimë narkotike.
Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Në fshatin Rreth Libofshë, në 2 parcela toke (pronë publike), ku ishin kultivuar 284 bimë narkotike Cannabis Sativa, u kapën shtetasit A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel