Të paktën 5 të vdekur dhe 23 të plagosur në sulmin e ri rus në një krahinë të Ukrainës

27/06/2025 16:31

Rusia kreu një sulm të ri me raketa në rajonin ukrainas të Dnipropetrovskut, konkretisht në qytetin e Samarit, të premten në mëngjes, duke lënë pas njerëz të vdekur dhe të plagosur.

Siç njoftoi kreu i rajonit, Sergei Lysak, në Telegram, “për fat të keq, ka njerëz të vdekur dhe të plagosur në qytetin e Samarit për shkak të një sulmi me raketa. Një zjarr shpërtheu”, duke shtuar se “pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit dhe 23 persona janë plagosur. Ky është informacioni që kemi deri më tani”.

Informacione më të reja raportuan se sulmi ndodhi në një fabrikë që prodhon tuba për ushtrinë ukrainase.
Më parë, forcat mbrojtëse të Ukrainës raportuan një objektiv me shpejtësi të lartë në lumin Dnieper dhe u bënë thirrje banorëve të qytetit të Samarit të strehohen.

Të martën, një sulm rus goditi përsëri Samarin, një qytet me rreth 70,000 banorë para pushtimit rus, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, sipas Lisakut.

Sipas zyrtarëve ukrainas, sulmet e mëparshme ruse goditën infrastrukturën ushtarake.

Samar, në verilindje të qytetit të Dnipros, është më pak se 150 kilometra nga fronti lindor, ku ushtria ruse po përparon kundër forcave ukrainase që po luftojnë.

Top Channel