
Një 58-vjeçar është vënë në pranga, pasi u zbulua se shiste lënë narkotike në Vlorë.
Ndërkohë policia i ka gjetur atij edhe një pistoletë, e cila rezultoi pa lejen përkatëse.
“U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë sportive (pistoletë) pa leje, vihet në pranga 58-vjeçari, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit.
Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi Gj. C. (F)., 58 vjeç, i cili dyshohet se shiste në zona të ndryshme të qytetit, doza me lëndë narkotike, kryesisht kokainë.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike si dhe një armë sportive (pistoletë), të cilën e posedonte pa leje”, njofton policia.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel