
Mbyllet rinumërimi për të gjithë qarkun e Tiranës.
Grupet e rinumërimit mbyllën procesverbalet dhe i hodhën në sistem. Kutitë e fundit që u rinumëruan ishin të Kavajës dhe Rrogozhinës.
Rinumërimi i votave në Tiranë nuk ka ndryshuar asnjë rezultat në mandate, por ka zbuluar trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.
Rezulton se disa kandidatë që pretendonin për humbje votash, në fakt rinumërimi ju ka hequr shumë vota të padrejta.
Në PD i vetmi që u ngjit në renditje tek lista preferenciale ishte Asllan Dogjani që kapërceu Myslim Murrizin.
Ndërsa në PS diferenca e vetme që u ngushtua ishte mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit 70 vota.
Në Kavajë u rrëzuan pretendimet e Metës për parregullsi pasi Metës nuk i ishte hequr asnjë votë përkundrazi ishin shtuar edhe pse në shifra të papërfillshme.
Alimehmeti nuk ia doli të spostojë Tabakun. Kandidati demokrat Ilir Alimehmeti, në procesverbal rezulton të ketë 137 vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti.
Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku, rezulton me numrin më të madh të votave të padrejta nga lista e opozitës, 250 më shumë.
Sa i përket Partisë Socialiste, rekordin e mban ministri Ervin Hoxha ka 302 vota më shumë, ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 232 vota më shumë në procesverbalë se sa kishin në kutinë e votimit dhe Erion Braçe me 171 vota plus.
1207 kuti të rinumëruara në qarkun Tiranë ku rezuloi:
PD 612 vota më shumë
PS 380 vota më shumë
Mundësia 44 vota me shumë
Lëvizja Bashkë 57 vota më shumë
Nisma Shqipëria Bëhet 44 më shume
PSD 34 më shumë
Euroatlantikët rikuperuan 21 vota
Djathtas për Zhvillim rikuperuan 8 vota
Në listën e PD:
Jorida Tabaku 250 më shumë
Ilir Alimehmeti 137 më shumë
Ilir Meta 54 më shumë
Myslym Murrizi 55 vota me shumë
Asllan Dogjani rikuperoi 22 vota
Në listën e PS:
Olta Xhaçka 51 vota më shumë
Blerina Gjylameti rikuperoi 19 vota
Ervin Hoxha 302 vota më shumë.
Top Channel