Prodhime fushe! Serat nuk funksionojnë më, Braçe: Të shikohet drejt fushës së Korçës

27/06/2025 15:16

Ndryshimet klimaterike po ndikojnë negativisht tek prodhimi bujqësor i serave.

Klima e re që karakterizohet nga temperaturat e larta, dhe serat e vjetra po bëjnë që fermerët të marrin gjithnjë e  më pak prodhim në tunelet e serave. Për këtë arsye Lutfi  Meta nga fshati Luz i Kavajës ka zgjedhur që domatet të mos i kultivojë në sera dhe por në fushë, ai thotë se vetëm kështu do të arrijë të marrë sasinë e duhur të prodhimit.

“Unë kultivoj domate për salcë dhe domate të thara, kam 11 ha me domate kam zgjedhur fushën sepse me këto kushte klimaterike ku temperaturat janë shumë të larta jam më mirë në fushë se sa në serë”, shprehet Lufti Meta, fermer.

Gazetarja: Dhe cila është sasia e prodhimit që ti pretendon të marrësh?

Fermeri: Ky është një vit i mirë dhe nëse shkon kështu them se do të marr 100 kuintal për dynym.

Deputeti i PS, Erion Braçe si një njohës i mirë i sektorit të bujqësisë thotë se është koha që të ndërtohen sera të reja, dhe se e ardhmja e bujqësisë shqiptare për disa vite përveç Lushnjës duhet të shihen edhe fushat e Korçës, rajoni juglindor sipas i tij ka klimën më të favorshme për bujqësinë.

Në harkun e një viti dy muaj në verë e dy muaj në dimër ne kemi rënie drastike të prodhimeve tona, veçanërisht të perimeve. Çfarë propozoj unë? Një reformë shumë të qartë strukturore te prodhimeve bujqësore. Duhet t’i rikthehemi fushës  dhe të zëvendësojmë ato muaj që nuk I kemi me sera më të mira ose me prodhime fushe. Ndryshimet klimaterike po e godasin prodhimin e serës, atëherë duhet të shkojmë në ato rajone ku ka kushte më të mira klimaterike”, shprehet Erion Braçe, deputet i PS.

Por sfidat e njerëzve të tokës janë të mëdha, ato nuk përfundojnë tek ngrohja globale.

Për çfarë ke nevojë ti? Për shumë punëtore, po punojmë si familje dhe miqësi duke ndihmuar njëri –tjetrin, është bërë shumë keq. Në përballemi më shumë sfida, cilësia e plehrave kimike që të lë për të dëshiruar si dhe çmimi tepër i lartë”, shton fermeri.

Pas kërkesave Lutfiu zotohet që do ti qëndrojnë besnik prodhimit të ushqimit të sigurt.

“A është e mirë domatja, ja e provoj unë në syrin tuaj”, theksoi fermeri Lutfi Meta.

Top Channel