
Me një mesazh optimist në rrjetet sociale, këngëtarja britanike Jessie J njoftoi se beteja e saj me kancerin e gjirit ka pasur një fund të lumtur.
Ajo deklaroi se “kanceri tani është zhdukur”, pas një operacioni të suksesshëm që iu nënshtrua disa ditë më parë.
Artistja 37-vjeçare, e cila në fillim të qershorit kishte bërë publike diagnozën me kancer të gjirit në fazë të hershme, ndau me ndjekësit e saj rezultatet pozitive të ndërhyrjes mjekësore.
Duke folur për jetën e saj të përditshme pas operacionit, Jessie tha: “Mamaja ime jeton me ne. Skye është thjesht Skye. Shannon (partnerja ime) më bën të ndihem e sigurt dhe mesazhet janë 10/10. Të isha me njerëz që po kalojnë të njëjtën situatë ka qenë vërtet mbështetëse për mua. Jemi bërë burim mbështetjeje për njëri-tjetrin.”
Anët e errëta dhe sfidat pas operacionit
Jessie foli hapur edhe për sfidat që po përjeton në periudhën pas operacionit, duke përmendur disa prej tyre me sinqeritet dhe një dozë humori: “Frika se kanceri mund të kthehet dhe fakti që nuk mund të jem më nëna që isha më parë, janë gjëra që më rëndojnë. Nuk mund ta mbaj më Skye-n në krahë si dikur dhe nuk ndihem si personi që isha. Por unë nuk dorëzohem kurrë. Frika nga e panjohura është e vazhdueshme.”
Ajo shtoi: “Dhimbja dhe shqetësimi janë të pritshme, por të bezdisshme, sidomos kur përpiqem të fle. Teshtitja është mit – dhemb shumë. Nuk kam shkuar në banjo për shkak të anestezisë dhe ilaçeve kundër dhimbjeve. Thjesht dua të shkoj. Që nga operacioni kam marrë vetëm paracetamol dhe ibuprofen sepse tensioni im i gjakut është shumë i ulët për diçka më të fortë. Edhe ato mi kanë bërë zorrët të ndihen si një oxhak i vjetër.”
Disa javë më parë, Jessie ndau me fansat një video në Instagram, ku zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer në gji. Ajo u shpreh se kanceri ishte zbuluar në një fazë të hershme dhe për këtë arsye kishte vendosur të tërhiqej përkohësisht nga muzika për t’iu nënshtruar trajtimit.
“Dua ta ndaj këtë me fansat e mi dhe me të gjithë ata që kujdesen për mua. Unë jam një person që ndan gjithçka. Përpara se të publikohej kënga ‘No Secrets’, u diagnostikova me kancer në gji. Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por unë përqendrohem te fjala ‘herët’,” tha ajo në video.
Në përfundim të mesazhit të saj emocional, Jessie falënderoi publikun për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë: “Jam testuar vazhdimisht gjatë kësaj periudhe. Nuk flas shpesh për këtë, sepse nuk kam pasur kohë ta përpunoj. Punoj shumë. Por e di që ndarja e përvojës sime, si në të kaluarën, më ka ndihmuar shumë – dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe tani, përmes dashurisë dhe historive tuaja që më keni treguar.”
Duke ruajtur gjithmonë humorin e saj karakteristik, Jessie shtoi me ironi: “Do t’i mbaj thithat, që është gjë e mirë. Në fund të fundit, është një mënyrë mjaft dramatike për të bërë zmadhim gjoksi.”
Top Channel