
Menjëherë pasi njoftoi ndarjen e tij nga Katy Perry, Orlando Bloom u fotografua duke flirtuar me një grua të panjohur në festën luksoze para dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia.
Eventi u zhvillua të enjten, më 26 qershor, në Madonna dell’Orto, ku morën pjesë personazhe të famshëm dhe anëtarë të shoqërisë së lartë.
Aktori 47-vjeçar, i cili tani është zyrtarisht “beqar”, u pa duke u larguar nga vendi i dasmës i shoqëruar nga një grua brune. Për shkak të një stuhie të papritur që shpërtheu në qytet, festa përfundoi më herët se sa ishte planifikuar, me pjesëmarrësit që u zhvendosën me nxitim me taksi uji drejt hotelit luksoz Aman.
The pictures that will break Katy Perry's heart: Playboy Orlando Bloom caught wrapping arm around mystery women after Bezos' wedding party washout https://t.co/a6v67EOr4Q
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) June 27, 2025
Bloom hipi në njërën nga varkat me disa gra, përfshirë njërën me një fustan të gjelbër. Në fotot që u publikuan, aktori shihet duke e përqafuar atë, ndërsa qeshin së bashku dhe duket se po e shijojnë momentin. Identiteti i gruas nuk është zbuluar dhe nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nëse ajo është partnerja e re e Orlando Bloom. Megjithatë, këto imazhe tashmë po komentohen në mediat ndërkombëtare, duke intensifikuar thashethemet për një fillim të ri në jetën e tij personale.
Lajmi për ndarjen e Bloom dhe Perry pas nëntë vitesh lidhje u konfirmua nga burime të enjten, pas shume javësh me thashetheme të forta. Çifti filloi të dilte në vitin 2016, u ndanë dhe u rikthyen së bashku në vitin 2018. Aktori i propozoi asaj në vitin 2019 dhe ata mirëpritën një vajzë në gusht 2020. Thashethemet për “tensione” midis tyre filluan të qarkullonin në fillim të këtij muaji.
Raportet kanë sugjeruar se interesi i kufizuar për albumin e ri të këngëtares “143”, komentet negative në lidhje me fluturimin e saj me Blue Origin dhe kërkesat e turneut Lifetimes kanë ushtruar “presion” mbi marrëdhënien e tyre. Katy Perry është parë së fundmi pa unazën e martesës, duke nxitur thashethemet. Gjithashtu u raportua se Bloom do të merrte pjesë në dasmën e Bezos pa Perry-n, e cila është në turne në Australi.
Top Channel