
Përdorimi i imazheve të mjekëve të njohur, duke u vendosur zëri nëpërmjet inteligjencës artificiale për reklamime të ndryshme, ka bërë që shumë pacientë të bien pre e mashtrimeve.
Kjo situatë ka alarmuar mjekë dhe shoqatat e tyre, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
Së fundmi, duke përfituar nga popullariteti i tij në rrjetet sociale, ka qarkulluar në mënyrë abuzive një video e montuar e Dr. Skënder Bratajt.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, tha se policia mund të ndërhyjë vetëm në rast të denoncimeve.
Kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, kërkoi që të përforcohet legjislacioni për reklamimin mashtrues në fushën e shëndetësisë, si dhe të kriminalizohet përdorimi pa leje i imazhit, zërit apo deklaratave të mjekëve profesionistë për qëllime mashtruese.
Nga ana tjetër, z. Trepçe vuri theksin edhe te nevoja për edukimin qytetar dhe luftimin e analfabetizmit shëndetësor.
Top Channel