Krahasoi sulmet e Iranit me bombardimet atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, Japonia reagon ashpër ndaj deklaratës së Trump: E papranueshme!

27/06/2025 09:56

Japonia ka reaguar ashpër në lidhje me krahasimin që presidenti i SHBA-ve, Don ald Trump bëri mes sulmeve ndaj Iranit dhe bombardimeve të Hiroshimës dhe Nagasakit, që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Ky sulm i dha fund luftës. Nuk dua të përdor një shembull të Hiroshimës, nuk dua të përdor një shembull të Nagasakit, por në thelb ishte e njëjta gjë.“, deklaroi Trump të mërkurën.

Rreth 140,000 njerëz vdiqën kur SHBA-të hodhën bomba atomike në dy qytetet jugore japoneze në gusht të vitit 1945. Të mbijetuarit jetojnë me trauma psikologjike dhe rrezik të lartë për kancer deri më sot.

Nëse komentet e Trump justifikojnë hedhjen e bombës atomike, kjo është jashtëzakonisht gjë e keqe për ne si qytet që u bombardua“, tha kryetari i bashkisë së Nagasakit, Shiro Suzuki.

Komentet e Trump janë të papranueshme, tha Mimaki Toshiyuki, një i mbijetuar i bombës atomike i cili bashkëkryetar i grupit të avokimit fitues të Çmimit Nobel për Paqen, Nihon Hidankyo, sipas transmetuesit publik NHK.

“Jam vërtet e zhgënjyer. E vetmja gjë që kam është zemërimi”, tha një tjetër anëtare e grupit, Teruko Yokoyama, në një raport të Kyodo News.

Të mbijetuarit e sulmeve me bombë atomike organizuan një protestë në Hiroshima të enjten, duke kërkuar që Trump të tërheqë deklaratën e tij.

Ligjvënësit në Hiroshima miratuan gjithashtu një rezolutë të enjten duke hedhur poshtë deklaratat që justifikojnë përdorimin e bombave atomike. Ata gjithashtu bënë thirrje që konfliktet e armatosura të zgjidhen në mënyrë paqësore.

I pyetur nëse Tokio do të paraqiste një ankesë për komentet e Trump, Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit, Hayashi Yoshimasa, tha se Japonia ia ka shprehur vazhdimisht Uashingtonit qëndrimin e saj për bombat atomike.

Komentet e Trump të mërkurën erdhën ndërsa ai kundërshtoi një raport të zbulimit, i cili thoshte se sulmet amerikane ndaj Iranit vetëm sa e vonuan programin e tij bërthamor me disa muaj.

Top Channel