
Kutitë e Kavajës kanë surprizuar vetëm Ilir Metën, pasi pritshmëritë e tij publike për tjetërsim votash nuk rezultuan të tilla.
Hapja e kutive rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës për parregullsi , pasi numëruesit herën e parë ishin përpjekur jo për t’i hequr, por për t’i shtuar vota kryetarit të partisë së lirisë megjithëse shifrat ishin modeste, vetëm dy vota të marra padrejtësisht.
Procesi i rinumërimit nxori në dritë një tjetër fenomen, kandidatit më të votuar në Bashkinë e Kavajës, Elton Rroshi, kushëriri i ish kryebashkiakut socialist i ishin shtuar 27 vota të pamerituara, që KAS ia hoqi.
Në radhët e socialistëve komisionarët ishin treguar zemërgjerë me drejtuesin politik të partisë socialiste Pandeli Majko duke i kaluar 80 vota të cilat iu shpallën të pavlefshme në rinumërim.
Sot pritet që të mbyllen 4 kutitë e mbetura të bashkisë Kavajës për te vijuar me 56 QV-të e Rrogozhinës qe i japin fund rinumërimit në të gjithë qarkun Tirane.
Top Channel