
Është paraqitur në gjykatë Arjan Ndoja, ish-prokurori i Durrësit.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha, e cila raporton se Ndoja është paraqitur për të dëshmuar këtë të premte në seancën që po mbahet në GJKKO.
Në këtë seancë është thirrur për të dëshmuar edhe Halit Valteri.
Kujtojmë se Arjan Ndoja i shpëtoi atentatit në autostradën Tiranë-Durrës në vitin 2019, ku i vrarë mbeti shoferi i tij, por kjo nuk ka qenë e vetmja tentativë e grupeve kriminale për ta eliminuar atë.
Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.
Top Channel