Humb jetën në Zvërnec 87-vjeçari italian, dyshohet se pësoi arrest kardiak

27/06/2025 14:41

Një 87-vjeçari italian ka humbur jetën duke notuar në plazhin e Zvërnecit.

Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç, sipas policisë.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel