Greqia në alarm nga emigrantët, do të nisë dy fregata dhe një anije ushtarake në ujërat e Libisë

27/06/2025 15:26

Qeveria greke do të vendosë dy fregata dhe një anije tjetër ushtarake pranë ujërave territoriale të Libisë për të penguar fluksin e madh të emigrantëve që po mbërrijnë ditët e fundit nga Libia në ishujt e saj jugorë të Kretës dhe Gavdosit.

Vendimi vjen pas një rritjeje dramatike të mbërritjeve të emigrantëve  nga rrjetet e organizuara të trafikantëve të qenieve njerëzore që kanë Qeveria greke do të vendosë dy fregata dhe një anije tjetër ushtarake pranë ujërave territoriale të Libisë për të penguar fluksin e madh të emigrantëve që po mbërrijnë ditët e fundit nga Libia në ishujt e saj jugorë të Kretës dhe Gavdosit.

Vendimi vjen pas një rritjeje dramatike të mbërritjeve të emigrantëve  nga rrjetet e organizuara të trafikantëve të qenieve njerëzore që kanë krijuar një rrugë të re nga bregu lindor i Libisë drejt Kretës, duke ngritur shqetësime për një valë të mundshme masive emigrimi. Autoritetet lokale në ishull po përpiqen të gjejnë strehim të përkohshëm për mbi 1500 emigrantë që kanë mbërritur vetëm javën e fundit ,ndërsa nga fillimi i vitit vetëm në Kretë kanë ardhur me anije nga Libia mbi 7300 vetë

Kryeministri grek ka ngritur shqetësimin në lidhje me këtë fenomen në samitin e lartë të BE Dhe ka kërkuar mbështetjen e Komisionit Evropian.

Greqia ka mobilizuar tashmë Forcat e saj të Armatosura në mënyrë që të ketë një mision për të monitoruar autoritetet libiane jashtë ujërave territoriale libiane, duke dërguar kështu një mesazh të qartë se ne duam, kërkojmë të bashkëpunojmë me autoritetet libiane në mënyrë që këto anije trafikimi skllevërish ose të mos largohen nga bregu, ose të kthehen në bregun libian.”, thotë Kyriakos Mitsotakis kryeministër i Greqisë.

Mitsotakis ka shprehur  kënaqësinë për faktin që Komisioneri Evropian përgjegjës së bashku me ministra nga Italia, Greqia dhe Malta do të shkojnë në Libinë lindore dhe perëndimore në fillim të korrikut, në mënyrë që t’u përcjellim mesazhin autoriteteve libiane se kjo praktikë nuk mund të tolerohet më.

Kreta dhe Gavdos që ndodhet rreth 300 kilometra larg nga qyteti libian i Tobrukut nuk kanë objekte për të strehuar dhe regjistruar azilkërkuesit.  Flukset e migracionit drejt Kretës në pesë muajt e parë të vitit 2025 u rritën me 174% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024. i Libisë drejt Kretës, duke ngritur shqetësime për një valë të mundshme masive emigrimi. Autoritetet lokale në ishull po përpiqen të gjejnë strehim të përkohshëm për mbi 1500 emigrantë që kanë mbërritur vetëm javën e fundit ,ndërsa nga fillimi i vitit vetëm në Kretë kanë ardhur me anije nga Libia mbi 7300 vetë

Kryeministri grek ka ngritur shqetësimin në lidhje me këtë fenomen në samitin e lartë të BE Dhe ka kërkuar mbështetjen e Komisionit Evropian.

Greqia ka mobilizuar tashmë Forcat e saj të Armatosura në mënyrë që të ketë një mision për të monitoruar autoritetet libiane jashtë ujërave territoriale libiane, duke dërguar kështu një mesazh të qartë se ne duam, kërkojmë të bashkëpunojmë me autoritetet libiane në mënyrë që këto anije trafikimi skllevërish ose të mos largohen nga bregu, ose të kthehen në bregun libian”, shton kryeministri grek.

Mitsotakis ka shprehur  kënaqësinë për faktin që Komisioneri Evropian përgjegjës së bashku me ministra nga Italia, Greqia dhe Malta do të shkojnë në Libinë lindore dhe perëndimore në fillim të korrikut, në mënyrë që t’u përcjellim mesazhin autoriteteve libiane se kjo praktikë nuk mund të tolerohet më.

Kreta dhe Gavdos që ndodhet rreth 300 kilometra larg nga qyteti libian i Tobrukut nuk kanë objekte për të strehuar dhe regjistruar azilkërkuesit.  Flukset e migracionit drejt Kretës në pesë muajt e parë të vitit 2025 u rritën me 174% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.

 

Top Channel