Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u paraqit këtë të premte në SPAK.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja, Noka shihet i qetë dhe i buzëqeshur. Në momentin e mbërritjes në SPAK, Noka ka shkëmbyer batuta me gazetarët ku shprehet se: “Ku i keni të tjerët”.

Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, demokrati tha për gazetarët se “Isha në ‘SKAP’ për denoncimet e bëra në fushatën e elektorale, krimin elektoral. Çdo gjë është ligjore, nuk kemi çfarë të themi më shumë”,

Top Channel