Dronët e Forcës Ajrore monitorojnë zonat e prekura nga zjarret në jug të vendit

27/06/2025 08:49

Forca Ajrore ka kryer monitorimin ajror me dronë gjatë natës mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.

Droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, po transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve.
Këto informacione po përdoren për parandalimin e përhapjes së flakëve, reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore në zonat me risk të lartë, si dhe injalizimin e agjencive ligjzbatuese në rastet kur evidentohen zjarrvënie të dyshuara të qëllimshme.
“Përmes këtij monitorimi të avancuar, Forca Ajrore po kontribuon në mënyrë vendimtare për menaxhimin efikas të situatës emergjente, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin”-njofton ministria e Mbrojtjes.

Top Channel