Cilat shenja të horoskopit kanë më shumë prirje për të tradhtuar? Astrologët ndajnë karakteristikat

27/06/2025 22:58

Pabesia është një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutuara në marrëdhëniet romantike – dhe sipas astrologëve, disa shenja të horoskopit kanë një reputacion më “të luhatshëm” kur vjen puna te besnikëria.

Ndër to renditet Shigjetari, një shenjë që adhuron lirinë dhe aventurën. Edhe pse nuk tradhton domosdoshmërisht, nëse ndjen se po kufizohet apo po mbytet emocionalisht, ai ka tendencën të kërkojë emocion diku tjetër.

Akrepi, shenjë e pasioneve intensive, mund të jetë i përkushtuar, por nëse ndjen tradhti apo lënie pas dore, shpesh hakmerret në mënyra të forta – përfshirë edhe një “përqafim” jashtë lidhjes.

Edhe Luani, për sa kohë që ndihet i vlerësuar dhe në qendër të vëmendjes, qëndron besnik. Por nëse e ndjen se po injorohet apo “humb lavdinë”, mund të kërkojë konfirmim nga dikush tjetër.

Por një nga shenjat që shpesh përmendet si më pak e qëndrueshme është Binjaku.

Me natyrë të dyfishtë, me nevojë të vazhdueshme për stimulim mendor, emocional dhe seksual, Binjakët shpesh përballen me tundime kur ndihen të mërzitur apo të padëgjuar.

Ata nuk tradhtojnë gjithmonë me qëllim – por thjesht mund të rrëshqasin në një lidhje tjetër pa e kuptuar.

Me dy “fytyra” dhe shumë mendime që lëvizin njëkohësisht, ata mund të jetojnë më shumë se një histori në të njëjtën kohë, shpesh të hutuar edhe vetë për atë që po ndodh.

Natyrisht, këto janë përgjithësime dhe çdo individ është unik – por sipas astrologjisë, yjet mund të japin disa shenja për sjelljet e mundshme në dashuri./TAR

Top Channel