“Plumbi i Artë”/ Avokatët kërkojnë 6 procesverbale të deklarimeve të Erion Alibejt, braktisin sallën pas përplasjes me prokurorët! Gjykata i gjobit

26/06/2025 12:46

Seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë” është përfshirë nga tensionet dhe sherret.

Në seancën që avokatët duhet të pyesnin të penduarin Erion Alibej, mbrojtësit kërkuan 6 procesverbale të deklarimeve të tij, që nuk i kanë në dispozicion, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Prokurorët pretenduan se deklarimet i përkasin fakteve të tjera penale dhe nuk kanë vlerë për procesin.

Pas përplasjeve të forta verbale 4 nga avokatët braktisën sallën. Pas tyre u larguan edhe të pandehurit.

Gjykata gjobiti 4 avokatët “kryengritës” me nga 30 mijë lekë, teksa seanca tjetër pritet të mbahet më 1 korrik.

Top Channel