Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.

Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi 1-2 ballë.

Top Channel