
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer një tjetër grup të burgosurish, thanë zyrtarë nga të dy vendet, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur së fundmi në Stamboll midis palëve.
Shkëmbimi i ri i të burgosurve u raportua më parë nga agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS, duke cituar një burim anonim. Agjencia e lajmeve RIA raportoi se të dy palët shkëmbyen të njëjtin numër të burgosurish lufte, por nuk dihej se sa ushtarë u përfshinë në shkëmbim.
Volodymyr Zelensky njoftoi gjithashtu shkëmbimin në një postim në rrjetet sociale, duke deklaruar ndër të tjera se: “Ne po vazhdojmë shkëmbimet, në një fazë tjetër. Sot, ushtarët e Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare dhe Shërbimit Shtetëror Kufitar po kthehen.
We are continuing the exchanges, another stage has taken place. Today, warriors of the Armed Forces, the National Guard, and the State Border Guard Service are returning home. Most of them had been in captivity since 2022. We are doing everything possible to find each person, to… pic.twitter.com/B2dheIvRAL
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 26, 2025
Shumica e tyre kanë qenë në robëri që nga viti 2022. Ne po bëjmë gjithçka për t’i gjetur të gjithë, për të kontrolluar informacionin për secilin emër. Ne duhet t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë në atdheun e tyre”.
Top Channel