
Shoferi, i cili përplasi një ditë më parë dy të miturit në qendër të Tiranës, është vënë në pranga.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, mbi aksidentin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e qarkullimit rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 41 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 shtetas të moshave 10, 11 dhe 12 vjeç, të cilët aktualisht janë në spital, në kujdesin e mjekëve“, njofton policia.
Ndërkohë është raportuar edhe për disa konflikte për pronat, të vilat kanë agravuar deri në përdorimin e dhunës.
-arrestuan shtetasit P. B., 66 vjeç dhe M. B., 27 vjeçe, si dhe shtetasit G. B., 26 vjeç dhe Gj. B., 59 vjeç, pjesëtarë të 2 familjeve, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie. Gjatë konfliktit, 26-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasit P. B. dhe M. B., të cilët janë në kujdesin e mjekëve;
-E. A., 24 vjeç dhe G. A., 29 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, me familjen fqinje, në fshatin Vishnje, kanë dëmtuar lehtë, me send të fortë (gur), në këmbë, vajzën 15-vjeçare të kësaj familjeje. Ata gjithashtu kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale dhe shoqërimit në Komisariat;
Në kërkim është shpallur një 36-vjeçar me iniciale O. N., i cili akuzohet për përndjekje.
Hetimi ka nisur edhe për një 27-vjeçare me iniciale Xh. N., e cila dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjete sociale, nëpërmjet së cilës ka fyer një 32-vjeçare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel