PD humbet betejën për të shpallur zgjedhjet e pavlefshme edhe në Vlorë! Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën

26/06/2025 09:45

Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Vlorë.

PD ka humbur betejën për shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme edhe në shtatë qarqe të tjera, pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën për Kukësin, Gjirokastrën, Lezhën, Korçën, Beratin, Dibrën dhe Shkodrën.

Tashmë, raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, pritet për t’u parë nëse PD do t’i drejtohet Kolegjit për Qarkun Elbasan, pasi më parë do të pritet vendimmarrja e KAS për verifikimin e kutive që u hapën në këtë qark. Ndërkohë, për Tiranën, Fierin dhe Durrësin, pritet të përfundojë procesi i rinumërimit.

Top Channel