Mësues të shkollave fillore në Japoni arrestohen për ndarjen e fotove të pahijshme të nxënëseve

26/06/2025 17:43

Policia në Japoni ka arrestuar dy mësues të shkollës fillore për shkak se kanë bërë foto të pahijshme të vajzave të vogla në një grup bisedash dhe i kanë ndarë ato me kolegët e tyre.

Bëhet fjalë për një 42-vjeçar që jep mësim në një shkollë publike në Nagoya dhe një 37-vjeçar në Yokohama. Grupi përfshinte 10 mësues të shkollave fillore dhe të mesme dhe drejtohej nga njëri prej të arrestuarve.

Të dy burrat pranuan se kishin bërë foto dhe video të vajzave nën moshën 13 vjeç, tha policia lokale për BBC-në.

Burrat gjithashtu ndanë foto të dhomave të zhveshjes (nuk dihet nëse ishin nga shkolla ku jepnin mësim), si dhe deepfakes, pra foto nudo të njerëzve të tjerë. Biseda në grup midis mësuesve doli në dritë pasi një nga mësuesit e përfshirë u arrestua për “vendosje të lëngjeve trupore” në çantën e shpinës së një vajze 15-vjeçare, raportoi gazeta japoneze Asahi Shimbun.

Japonia kohët e fundit ndaloi foto të tilla dhe filmimin sekret të akteve seksuale si pjesë e reformave më të gjera për krimet seksuale. Masa u nxit nga një sërë lirimesh nga akuzat për përdhunim që shkaktuan një protestë.

Shkelësit përballen me deri në tre vjet burg ose me një gjobë deri në 3 milionë jen (17,750 euro).

Top Channel