Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Daullas të Fierit, flakët i afrohen varrezave të fshatit

25/06/2025 11:37

Është përfshirë nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas në Fier.

Aty pranë ka pasur një numër të madh gomash, çka ka alarmuar banorët pasi pranë zjarrit ndodhen varrezat e fshatit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia.

Ndërkohë për shkak të djegies së gomave e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.

 

Top Channel