Nxehtësi rekord në Japoni, fund tetori por temperaturat kalojnë 30°C në Tokio dhe Osaka 21/10 17:27
Një aksident spektakolar dhe për fat të mirë pa pasoja serioze, ndodhi në Clay Township, Michigan.
Një Eurocopter EC-130 u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej pak jashtë zonës metropolitane të Detroitit.
Helikopteri, që mbante katër shtetas kanadezë, u përmbys gjatë një manovre uljeje disa metra larg restorantit “Cabana Blue” në Clay Township, Michigan. Personat në bord pësuan vetëm lëndime të lehta nga përplasja.
Autoritetet amerikane po hetojnë shkakun e aksidentit.
Top Channel