Trump deklaratë në Samitin e NATO-s: Fuqia amerikane i hapi rrugën armëpushimit, marrëveshje historike

25/06/2025 16:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nisur konferencën për shtyp në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Holandë, duke e hapur me deklarata të forta mbi ndërhyrjen ushtarake të fundit ndaj Iranit.

“Sic e dini, fundjavën e kaluar Shtetet e Bashkuara realizuan me sukses një goditje të madhe precize ndaj objekteve të pasurimit bërthamor të Iranit dhe ishte jashtëzakonisht e suksesshme.

E quajtëm ‘shkatërrim total’. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të mund ta bënte këtë. Tani, ky demonstrim i jashtëzakonshëm i fuqisë amerikane ka hapur rrugën për paqe, me një marrëveshje historike armëpushimi,” u shpreh Trump.

Top Channel