Tre të mitur me skuterë përplasen nga një makinë në kryeqytet, dy prej tyre në gjendje të rëndë! Arrestohet shoferi

25/06/2025 11:06

Tre të mitur, që udhëtonin me dy skuterë në kryeqytet, janë përplasur nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, që sjell pamjet nga vendngjarja, raporton se fëmijët janë plagosur rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Shoferi i automjetit u ndalua nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel