SPAK shpall pretencën për dosjen “Sterilizimi”, kërkon dënim me 10 vite për Klodian Rjepajn e Ilir Rrapajn

25/06/2025 13:33

Dënim me 10 vite heqje lirie kërkon Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

SPAK shpalli sot pretencën për Rrapajn e Rrjepajn, sipas së cilës, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, do të vuajnë 6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Ata akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se 3 vjet 6 muaj burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për ish-funksionarët Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini 3 vjet 6 muaj/ 2 vjet 4 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i pezullohet dhe i konvertohet në 4 vite shërbim prove

Për Arben Gjatën kërkoi 1 vit e 4 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i pezullohet dhe i konvertohet në 3 vite shërbim prove. Në 2 vite shërbim prove i konvertohet edhe Genc Byrazerit dhe Naile Ajazit.

Për dosjen e “Sterilizimit” po hetohet edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, por në një proces të ndarë, pasi ndryshe nga tetë të pandehurit e tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar, ka kërkuar gjykim të zakonshëm.

Top Channel