Pas Sarandës, kroçera “National Geographic Orion” ankorohet në Durrës, turistët vizitojnë lagunën e Karavastasë dhe Krujën

25/06/2025 11:39

Pas Sarandës, është ankoruar për herë të parë në portin më të madh të vendit, kroçera “National Geographic Orion”, me 108 turistë amerikanë.

Kjo anije luksoze, e specializuar për udhëtime eksploruese dhe përvojash unike, sipas Autoritetit Portual Durrës, përfaqëson një linjë të re turistike që i shtohet hartës së destinacioneve që vizitojnë portin më të madh të vendit.

Sipas APD-së, ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e Durrësit si destinacion i turizmit elitar dhe kulturor dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në ekonominë vendase.

Kapiteni i portit të Durrësit, Tauland Allkja, duke e vlerësuar këtë ngjarje thotë se turistët amerikanë po vizitojnë gjatë ditës së sotme lagunën e Karavastasë dhe Krujën e Durrësin, ndërsa kjo kroçerë gjatë këtij viti do të prekë dhe 5 herë të tjera portet shqiptare, duke e kthyer vendin tonë në një ndalesë të tureve të veta eksploruese dhe gjatë vitit të ardhshëm.

Top Channel