Megaoperacioni “Blloku 33”/ Arrestohet 33-vjeçari në Kashar, shiste lëndë narkotike në lokalet e natës
25/06/2025 10:44
Një 33-vjeçar, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës në kryeqytet, u vu në pranga.
Ardian Brija, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap gjatë natës në Kashar.
Gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, janë vënë në pranga 27 persona, ndërkohë që vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Top Channel